STATUTI I DHOMES SE TREGETISE DHE INDUSTRISE
QARKU VLORE
Pjesa e pare
Dispozita te pergjithshme
NENI 1
Dhoma Tregtise dhe Industrise Qarku Vlore eshte person juridik, qe nuk ushtron veprimtari fitimprurese.
NENI 2
Dhoma Tregtise dhe Industrise Qarku Vlore me seli ne qytetin e Vlores dhe me zyre perfaqesie ne qytetin e Sarandes dhe Delvines, kryen veprimtarine e saj ne perputhje me ligjin Nr. 9640 dt.09.11.2006 “Per Dhomat e Tregetise dhe Industrise” me legjislacionin shqiptar ne pergjithesi, dispozitave te ketij statuti, vendimet e Asamblese se Pergjithshme dhe Kryesise se Dhomes, si dhe rregullores se brendshme.
NENI 3
Dhoma ka vulen dhe stemen e saj. Vula e saj eshte ne forme rrethore me diameter 4 cm ku shkruhet , Dhoma e Tregetise dhe Industrise Vlore.
Stema e Dhomes paraqitet me keta elemente: ne qender te saj eshte deti me diellin si simbol i turizmit, nje dege ulliri, nje dege portokalle, vitin e krijimit te Odes se Tregtise Vlore ( 1920), nje shqiponje qe simbolizon tregtine nderkombetare, nje pelikan qe simbolizon tregtine me vendet e mesdheut.
NENI 4
Organi mbikqyres i veprimtarise se Dhomes eshte ministri pergjegjes per tregtine, sipas ligjit Nr 9640 dt.09.11.2006 “Per Dhomat e Tregetise dhe Industrise”.
PJESA E II
Fusha e Veprimtarise
NENI 5
Veprimtaria e Dhomes shtrihet ne :
- Perfaqesimin dhe mbrojtjen e interesave te ligjshem ekonomike te anetareve te saj.
- Perpunon dhe prapagandon vlerat ekonomike te Qarkut ku shtrin veprimtarine Dhoma per nxitjen e zhvillimit ekonomik.
- Propagandon legjislacionin Shqiptar brenda dhe jashte vendit qe ka te beje me zhvillimin e Tregetise me jashte dhe me terheqjen e investimeve te huaja.
- Kryen kerkime per tregje dhe partnere per bashkepunim ne fushen e tregetise dhe te prodhimit.
- Bashkepunon me administraten lokale ne raste te veçanta dhe ate qendrore per hartimin e politikave ekonomike qe mbrojne zhvillimin e tregetise dhe industrise.
- Ndihmon zhvillimin e tregjeve lokale.
- Boton materiale te ndryshme ne shqip dhe ne gjuhe te huaja qe perbejne informacione, komente, statistika, reklama, studime, etj. qe kane te bejne me problemet korrente te bashkepunimit ekonomik me jashte, eksport-importeve etj.
- Bashkerendimin e punes se Dhomes me organizma analoge te vendeve te tjera dhe per kete:
Shkemben pervojen e punes me dhomat e tjera.
Organizon ekspozita, panaire, seminare, brenda dhe jashte vendit.
- Ruan marredheniet me organin mbikqyres qe eshte ministri pergjegjes per tregtine ne Ministrine e Ekonomise Tregetise dhe Energjetikes.
- Nxit krijimin e shoqatave te tregetise mbi bazen e parimeve funksionale, profesionale dhe te specializimit dhe mban lidhje me to.
- Leshon çertifikatat e origjines sipas legjislacionit ne fuqi.
- Vendos lidhje me organizma analoge te vendeve te tjera me qellim bashkepunimi, shkembim informacioni ekonomik dhe tregetar, siguron lidhje e shkembime eksperience, organizon aktivitete te perbashketa mbi baza bilaterale apo multilaterale etj, me qellim rritjen e nivelit te organizimit dhe te sherbimit ndaj anetareve.
- Bashkerendon punen me administraten shteterore per nxitjen e zhvillimit ekonomik te qarkut.
- Nderhyn prane organeve administrative lokale per zgjidhjen e problemeve qe kane te bejne me mbarevajtjen e punes dhe te zhvillimit ekonomik te rajonit.
- Mban lidhje me fondacionet e huaja brenda dhe jashte vendit qe mundesojne progresin ekonomik te rajonit.
- Mban lidhje me perfaqesite diplomatike te akredituara ne vendin tone me qellim qe te krijoje lidhje te bashkepunimit ekonomik me organizma te ndryshme te vendeve perkatese si dhe per te rritur gjithnje e me teper levizjen e lire te afaristeve ne ato vende.
PJESA E III
Detyrat dhe te drejtat
NENI 6
Dhoma e Tregetise dhe Industrise perbehet nga anetaret e saj..
Anetare jane te gjithe ndermarrjet shteterore, si dhe personat juridik te rregjistruar ne rregjistrin tregtar dhe eshte vullnetare per personat fizike, qe kane cilesine e tregtarit, te cilet ushtrojne veprimatri tregtare, industriale.
Anetaresia eshte e detyrueshme sipas nenit 6 te Ligjit Nr. 9640 dt 09/11/2006 “Per Dhomat e Tregetise dhe Industrise”.
NENI 7
Detyrat e anetareve te Dhomes jane:
Te paguajne kuatizacionin fillestar te anetaresimit sipas tarifave te percaktuara nga Asambleja e e Dhomes dhe miratuar nga organi mbikqyres , kontribut i cili do te derdhet nje here ne vit.
NENI 8
Te drejtat e anetareve te Dhomes se Tregetise dhe Industrise jane:
- Te marre pjese ne zgjedhjen e perfaqesuesve per ne Asamblene e Dhomes sipas perqindjes qe mban çdo sektor ne numrin e pergjithshem te anetaresise ne Dhome.
- Te marre pjese ne punen e komisioneve, grupeve te punes se Dhomes per aktivitete te ndryshme qe mund te kryhen.
Pjesa IV
Organizimi dhe drejtimi
NENI 9
Organet drejtuese te Dhomes jane :
- Asambleja e Pergjithshme
- Kryesia
- Kryetari
- Sekretari I Dhomes
- Komisioni i Auditimit
NENI 10
Asambleja e Pergjithshme
Asambleja e Pergjithshme e Dhomes se Tregtise dhe Industrise perbehet nga 45 anetare nga bashkesia e anetareve te dhomes te cilet zgjidhen nje here ne kater vjet.
Asambleja e Pergjithshme e Dhomes se Tregtise dhe Industrise, nga gjiri anetareve te saj zgjedh nje here ne kater vjet, Kryesine, Kryetarin si dhe Komisionin e Auditimit.
Eshte ne kompetence te Asamblese se Pergjithshme te Dhomes :
a-percaktimi dhe miratimi i veprimtarise se Dhomes.
b-miratimi i statutit dhe i ndryshimeve te statutit.
c-miratimi i akteve normative per organizimin dhe funksionimin e Dhomes.
d-miratimi i buxhetit vjetor dhe raporti per llogarite vjetore .
e-Percakton shperblimet per Kryetarin dhe Komisionin e Auditimit.
f-Caktimi i kuotave te anetaresimit dhe te sherbimeve.
Mbledhjet e Asamblese jane te zakonshme dhe te jashtezakonshme.
Asambleja e zakonshme thirret te pakten nje here ne vit, nga Kryetari, me kerkese te Kryesise se Dhomes e cila cakton edhe rendin e dites se mbledhjes se Asamblese. Kryetari i Dhomes drejton mbledhjet e Asamblese Perfaqesuese
Asambleja e Jashtezakonshme mblidhet me kerkese te Kryetarit dhe/ose te Kryesise ose kur kete e kerkon 1/3 e anetareve te saj.
Kur kryetari brenda 15 diteve nga marrja e kerkeses me shkrim, nuk mbledh Asamblene, atehere Kryesia e Dhomes ka te drejte te mbledhe vete Asamblene duke e lajmeruar per daten, oren, vendin dhe rendin e dites se mbledhjes.
Rendi i dites se Asamblese caktohet nga kerkuesi.
Asambleja e Pergjithshme mblidhet duke u derguar anetareve njoftime me shkrim te pakten 5 dite para mbledhjes. Njoftimet do te permbajne vendin, oren, daten dhe programin e mbledhjes. Mbledhja e Asamblese se Pergjithshme mund te zhvillohet kur ne te marrin pjese me shume se gjysma e anetareve te saj.
Asambleja e Pergjithshme, i merr vendimet e saj kur votojne pro tyre me shume se gjysma e anetareve te pranishem.
Rezultati i votimit shenohet ne proces-verbalin e mbledhjes i cili nenshkruhet nga Kryetari i Dhomes dhe Sekretari Teknik i mbledhjes (i cili zgjidhet nga Asambleja e Pergjithshme). Vendimet e Asamblese se Pergjithshme shpallen dhe nenshkruhen nga Krytari i Dhomes se Tregtise.
Çdo anetar i Asamblese se Pergjithshme gezon te drejten e nje vote.
Kryetari i Dhomes eshte njekohesisht dhe anetar i Kryesise se Dhomes.
NENI 11
Kryesia
Kryesia e Dhomes zgjidhet nga Asambleja e Pergjithshme e Dhomes dhe perbehet nga 15 anetare te kesaj Asambleje.
Kryesia e Dhomes mblidhet jo me pak se nje here ne muaj dhe drejtohet nga Kryetari i saj. Mbledhja e Kryesise mund te thirret edhe nga jo me pak se nje e treta e anetareve te Kryesise se Dhomes.
Kryesia mblidhet duke i derguar anetareve njoftime me shkrim te pakten 5 dite perpara mbledhjes, perveç rasteve te jashtezakonshme. Njoftimet do te permbajne vendin, oren, daten, programin e mbledhjes. Mbledhja e Kryesise mund te zhvillohet kur ne te marrin pjese jo me pak se gjysma e anetareve te saj.
Kryesia i merr vendimet e saj kur votojne pro tyre me shume se gjysma e te pranishmeve, perveç rasteve kur nuk eshte shprehur ndryshe ne ligj. Rezultati i votimit shenohet ne proçes verbalin e mbledhjes i cili nenshkruhet nga Kryetari, anetaret e Kryesise dhe sekretari teknik i mbledhjes.
Vendimet e Kryesise shpallen dhe nenshkruhen nga Kryetari.
Çdo anetar i Kryesise ka te drejten e nje vote.
Eshte ne kompetencen e Kryesise se Dhomes :
- Hartimi dhe miratimi i programeve te punes per arritjen e objektivave dhe detyrave te Dhomes.
- Caktimi i struktures organizative te aparatit te Dhomes, i pagave sipas detyrave dhe funksioneve, i shperblimeve, i emerimeve dhe shkarkimeve te punonjesve te aparatit me propozim te Kryetarit. Punonjesit merren ne pune mbi bazen e konkursit.
- Cakton shperblimet dhe sherbimet qe kryejne ekspertet e jashtem.
- Miratimi i rregullores se brendshme te aparatit administrativ te Dhomes.
- Caktimi i rregullave per perdorimin e fondeve dhe administrimin e tyre.
- Propozimet per ndryshimet e statutit.
- Zbatimi i vendimeve te marra nga Asambleja e Pergjithshme kur keto nuk i ngarkohen te tjereve.
- Propozimin per perjashtim nga kryesia te anetareve te cilet nuk marrin pjese ne jo me shume se dy mbledhje rresht
- kryerja e funksioneve te tjera qe do t’i ngarkohen nga Asambleja e Pergjithshme qe nuk bie ndesh me ligjin per Dhomat, kete statut dhe rregulloren e brendeshme.
NENI 12
Kryetari
Kryetari zgjidhet nga Asambleja e Pergjithshme, nga gjiri i saj per nje periudhe kater vjeçare. Kryetari duhet te jete me arsim te larte dhe te jete anetar i Dhomes per te pakten 2 vjet.
Kryetari ka keto kompetenca:
- Kryetari drejton veprimtarine e Dhomes dhe Kryesine e saj. Ai eshte pergjegjes per adminstrimin dhe funksionimin e dhomes.
- Therret mbledhjen e Kryesise se Dhomes dhe drejton ate.
- Perfaqeson Dhomen ne te gjitha aktivitetet e ndryshme brenda dhe jashte vendit.
- Perfaqeson Dhomen ne te gjitha aktivitetet juridike dhe gjyqesore sipas dispozitave te ligjit “Per Dhomat e Tregtise dhe Industrise”dhe ketij statuti.
- Paraqet ne Kryesi propozime, mendime e projekte te ndryshme miratimi i te cilave eshte ne kopetence te Kryesise se Dhomes.
- Ndjek zbatimin e vendimeve te Kryesise.
- Kryen te tjera funksione qe i ngarkon Kryesia qe s’bien ne kundershtime me ligjin per Dhomat e Tregtise, permbajtjen e ketij statuti, dhe rregulloren e brendshme te Dhomes.
- Eshte funksionar dhe paguhet nga Dhoma
Kryetari shkarkohet nga detyra :
- Per rastet kur humbet figuren e tregtarit dhe qytetarit korrekt.
- Abuzon me detyren e ngarkuar.
- Shkel rende dispozitat e ligjit “Per Dhomat e Tregtise dhe Industrise”, dhe te statutit
- Propozimi per shkarkimin e kryetarit mund te paraqitet me shkrim te pakten nga nje e treta e anetareve te Asamblese se Pergjithshme ose mbi 50% te anetareve te Kryesise.
- Vendimi per shkarkimin e tij merret kur per te voton me shume se 2/3 e anetareve te pranishem ne mbledhjen e Asamblese.
NENI 13
Sekretari i Dhomes:
Sekretari i Dhomes, emerohet dhe shkarkohet nga organi mbikqyres qe eshte ministri pergjegjes per tregtine, sipas nenit 18 te ligjit Nr.9640 date 09-11-2006 “Per Dhomat e Tregtise dhe Industrise ”. Sekretari duhet te jete shtetas shqiptar me arsim te larte dhe te mos kete qene i denuar, me vendim te gjykates se formes se prere, per vepra penale.
Sekretari i Dhomes ka keto kompetenca :
- Njofton periodikisht organin mbikqyres per veprimtarine e Dhomes.
- Ndjek respektimin nga Dhoma te dispozitave te ketij ligji dhe te ligjeve te tjera ne fuqi
- Ndjek zbatimin e vendimeve te kryesise dhe te Asamblese se Dhomes.
- Ndjek proçedurat e rregjistrimit te anetaresise,sipas nenit 7 te ligjit 9640 dt 09/11/2006
- Organizon dhe kontrollon mbajtjen dhe ruajtjen dhe sistemimin e gjithe dokumentacionit qe hyn dhe del nga Dhoma e Tregetise.
- Eshte funksionar dhe merr pagen e caktuar nga Kryesia e Dhomes.
Sekretari i Dhomes propozohet per shkarkim nga detyra :
Shkel rende dispozitat e ligjit “Per Dhomat e Tregetise dhe Industrise”, te ligjeve te tjera ne fuqi dhe te ketij statuti , si dhe per paaftesi.
Propozimi per shkarkimin e Sekretarit te Dhomes i behet organit mbikqyres mbi bazen e vendimit te shumices te numrit te anetareve te pranishem ne mbledhje e Kryesise.
NENI 14
Komisioni i Auditimit
Komisioni i Auditimit perbehet nga tre anetare, njeri eshte ekspert kontabel i autorizuar dhe emerohet nga Ministri, ndersa dy te tjeret zgjidhen nga Asambleja e Dhomes, njeri me profesion Jurist dhe tjetri me profesion ekonomist, per nje periudhe kater vjeçare. Anetaret e Komisionit te Auditimit dhe nuk duhet te jene anetare te Kryesise.
Komisioni i Auditimit mund te veproje me dy te tretat e tij.
Komisioni i Auditimit ka keto kompetenca :
- Te kontrolloje sipas nje programi te caktuar aktivitetet financiare dhe te mbajtjes se librave te llogarise ne perputhje me ligjislacionin ne fuqi, te dispozitave te ketij statuti dhe te paraqese konkluzionet e tij ne Kryesine e Dhomes dhe ne Asamblene e Pergjithshme.
- Pas miratimit ne Asamble, raporti i Komisionit i dergohet per njoftim organit mbikqyres.
- Me kerkese te Kryetarit, te Asamblese dhe te sekretarit te Dhomes, komisioni mund te ushtroje kontroll tematik.
PJESA E 5-TE
Mjetet Financiare te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Qarku Vlore
NENI 15
Mjetet financiare te Dhomes sigurohen :
- Nga kuotacionet dhe kontributet qe detyrohen te derdhin anetaret
- Te ardhura nga donator te ndryshem, vendas apo te huaj.
- Te ardhura nga ushtrimi i veprimtarise se Dhomes.
- Burime te tjera ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
Buxheti hartohet dhe ndiqet çdo vit sipas parimeve te administrimit financiar rentabel duke mos e cenuar aftesine paguese te anetareve.
Aktiviteti financiar i Dhomes do te pasqyrohet ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe shpenzimet do te kryhen ne mbeshtetje me buxhetin vjetor te planifikuar dhe miratuar nga Asambleja e Pergjithshme.
NENI 16
Dhoma eshte e pavarur ne veprimtarine e saj.
Per Dhomen e Tregtise dhe Industrise Qarku Vlore
SKEMA E ORGANIZIMIT TE DHOMES SE TREGTISE
SEK.PERGJITHSHEM
ADMINISTRATA