Sherbimet

Çfare ju ofron anetareve Dhoma e Tregtise?

Pajisja me çertifikaten e antaresise ne Dhome eshte nje kerkese e detyrueshme me ligj, njekohesisht dhe nje nga kushtet per marrjen e liçenses se ushtrimit te aktivitetit nga firma juaj.

Çertifikata e antaresise ne Dhomen e Tregtise dhe Industrise eshte dokumenti qe deshmon perpara partnereve te vendit dhe te huaj seriozitetin e firmes suaj, rrit autoritetin tuaj si firme dhe ju krijon lehtesi ne aktivitetin tuaj prodhues, tregtar dhe  te sherbimeve.

Nepermjet Dhomes se Tregtise ju siguroni informacion  te panderprere, lidhje informative me biznesin boteror, oferta, kerkesa si dhe adresat e sakta te partnereve tuaj te mundshem ne bote.

Me mundesite qe ka dhe me aktivitetet qe zhvillon, Dhoma ju krijon mundesi per lidhje dhe kontakt te drejtperdrejte me firma, kompani dhe biznesmene te interesuar per te krijuar marrdhenie biznesi ne Shqiperi.

Dhoma e Tregtise ben prezantimin e firmave shqiptare ne institucionet nderkombetare te biznesit, me te cilat mban lidhje te shumta, si dhe u rekomandon firmave dhe kompanive te huaja, partnere te mundshem nga Shqiperia.

U propozon firmave te interesuara te vendit dhe te huaja mundesi bashkepunimi me formen joint- venture ose me forma te tjera, gje qe kontribon pozitivisht ne rritjen e investimeve te huaja ne Shqiperi.

Organizon konferenca, misione biznesi, takime pune, brenda dhe jashte vendit, qe sherbejne si nje nyje lidhese mes biznesit shqiptar dhe atij te huaj.

Nepermjet strukturave te Dhomes, ju do te njiheni me kalendarin vjetor te panaireve nderkombetare. Dhoma ju krijon mundesine e pjesemarrjes, te ekspozimit te prodhimeve, si dhe te takimeve me biznesmene per lidhje kontratash e bashkepunim te ndersjellte.

Pajisja me çertifikarten e antaresise ne Dhome ju krijon lehtesira ne sigurimin e vizave te hyrjes per arsye sherbimi ne shtete te ndryshme.

Leshon çertifikatat e origjines se mallrave qe eksportoni, te domosdoshme ne praktiken doganore.

Nepermjet botimeve te Dhomes, buletineve te permuajshem dhe gazetes “Biznesi”, ju do te merrni informacion te shumte nga fusha e biznesit, mjaft i nevojshem per aktivitetin tuaj.

Direktoria e Antareve te Dhomes” eshte nje botim i pervitshem, ne gjuhet shqip dhe anglisht, qe permbledh te gjitha firmat antare te Dhomes, duke u krijuar mundesi te behen te njohura ne institucionet me te rendesishme te biznesit europian dhe boteror, me te cilat Dhoma jone e Tregtise ka vendosur bashkpunim te ndersjellte.

Permes reklamave ne Buletine dhe ne Direktorine e Antareve ju do te keni mundesi te beni marketing per firmat tuaja, per prodhimet dhe sherbimet qe ju ofroni.

Biznesi nderkombetar ka tek Dhoma e Tregtise dhe Industrise partnerin e vet te sigurte, qe punon dhe eshte gjithmone ne sherbimin tuaj.

Organizon kurse dhe seminare per kualifikimin dhe ngritjen e kultures se biznesit, per njohjen e ekonomise se tregut dhe te mekanizmave te veçanta te saj.

Siguron regjistrimin e markave dhe te patentave te prodhimeve tuaja, ne perputhje me ligjin “Per Pronesine Industriale”, qe eshte hapi i pare per mbrojtjen e tyre nga spekullantet, kopjuesit apo fallsifikatoret.